Mançesteri nuk qenka si Londra, dhe “Old Trafordi” jo si “Emirejtsi”. Një parullë për Aleksis Sançezin u hoq brenda disa minutave nga punonjësit e sigurisë, ndërsa kur kileni luante për Arsenalin kjo nuk ndodhi. Çfarë ishte ajo parullë? Disa tifozë (apo ndoshta vetëm njëri) shpalosi banderolën ku shkruhej “Mirë se vini në Mançester, Aleksis, Atom dhe Hamber, shoqëruar me një foto të sulmuesit me dy qentë e tij.
Atomi dhe Hamberi janë pikërisht kafshët shtëpiake të Sançezit, që është tepër i lidhur me to. Gjithsesi, punonjësit e sigurisë nuk e lejuan parullën më shumë se disa minuta, ndërsa një pjesë e tifozëve nuk e pëlqyen aspak shpalosjen e saj. Nuk dihet mirë se përse banderola nuk u pëlqye dhe përse u hoq nga “Old Trafordi”, por gjithsesi Aleksis Sançezi pati arsye për të qenë i lumtur, pasi shënoi golin e tij të parë për Mançester Junajtidin.
Sfidanti.al