Shokët e tij kaluan një mbrëmje aspak të lehtë në fushën e “Kamp Nout” në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj Bilbaos, ndërsa ai vetë ndodhej në një “botë” tjetër. Nejmar përfitoi nga fakti që ishte i pezulluar për kët përballje dhe zgjodhi një spektakël tjetër. Së bashku me të dashurën e tij, modelen (si mund të ishte ndryshe) Bruna Markezinë, u drejtua për në kinema për të parë një film. Këto janë ditë të bukura në planin personal dhe shoqëror për yllin brazilian, pasi të dielën ai mbushi 25 vjeç dhe festa vazhdoi me shokët dhe me të dashurën në kinema.
Sfidanti.al