David dhe Victoria Beckham po e shijojnë në maksimum jetën në fshatin anglez Cotswolds, ku kanë ndërtuar një kopsht shtëpie plot prodhime të freskëta. Të martën, më 21 tetor, ish-futbollisti 50-vjeçar ndau në Instagram një video ku shihet duke mbledhur bishtaja dhe qepë të kuqe nga kopshti i tyre i gjerë, të cilin e ndan me bashkëshorten e tij, stilisten 51-vjeçare.
Në fillim të videos, David shfaqet pas bimëve dhe thotë me humor “Bishtaja!”. “I adhuroj bishtajat,” – i përgjigjet Victoria, ndërsa më pas ai ulet për të shkulur një qepë të pjekur mirë. Beckham kujdeset vetë për bimët, duke i ujitur me kujdes dhe duke bërë edhe shaka me bashkëshorten, të cilën përpiqet ta lagë me sprucatorin. “E pastër dhe higjienike,” – thotë Victoria, teksa provon një bishtajë. “Shumë e mirë.” Kjo nuk është hera e parë që çifti tregon prodhimet e veta. Në qershor, David kishte ndarë një video ku tërhiqte një karotë me dy degëzime, që i solli shumë të qeshura Victorias. Po ashtu, ata kanë publikuar edhe tranguj të rritur në kopshtin e tyre.
Pavarësisht se kopshti është pasioni i përbashkët, në kuzhinë David duket se ka përparësi. Së fundmi, Victoria publikoi një video ku ai përgatit një drekë familjare, ndërsa e refuzon me shaka ndihmën e saj: “Jo, të lutem, qëndro larg! Nuk po bëjmë një tost me proshutë dhe djathë,” – i thotë ai me buzëqeshje. Çifti Beckham, pas më shumë se 26 vitesh martesë, vazhdon të tregojë me humor dhe dashuri anën e tyre më të thjeshtë e familjare, larg botës së modës dhe futbollit që i bëri të famshëm.
sfidanti.al

