Le të mos flasim seriozisht, të paktën këtë herë. Kur vjen puna për biznes, dashuria shpesh herë bën mënjanë. Me mision të tillë ishin edhe aktorja e shquar e Hollivudit, Sharlizë Teron dhe dy futbollistët e Atletikos, Grizman e Felipe Luis, që u takuan në Madrid. Pikëpjekja në kryeqytetin e Spanjës ishte më shumë një reklamë e dyfishtë sesa një “dashuri me shikim të parë”, aq më tepër që aktoret e mëdha amerikane nuk para preferojnë të lidhen me yjet e futbollit. Këta ia kanë lënë topmodeleve.
Gjithsesi, treshja bëri një figurë të bukur dhe Antuan Grizman e Felipe Luis i dhuruan aktores afrikanojugore një fanelë të Atletikos, me emrin e saj. Fotot e shkrepura vërtet ishin të shkëlqyera dhe ia arritën qëllimit. Foto u bënë edhe me aktorin Vin Dizel (Diesel) i cili ishte në Madrid së bashku me Sharlizën për herën e parë të filmit të tyre të ri “Fati i të Furishmit” (Fate of the Furious).
Sfidanti.al