Padyshim që kjo nuk është një periudhë e artë për Marko Verratin. Pas debateve me trajnerin Emeri, në çastin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Marsejës, mesfushori i PSG-së ka surprizuar në një foto, ku shfaqet duke pirë cigare. Gjithçka ka ndodhur për faj të Karol Kabrino, gruas së Markinjos, e cila pa dashje e ka publikuar foton e tij me cigare në gojë.
Publikimi është hequr disa minuta më pas, por atëherë ka qenë vonë, pasi foto kishte filluar të bënte xhiro në rrjetet sociale. Verrati tashmë rrezikon një gobë, ose në rastin më të mirë një “tërheqje veshi” nga trajneri spanjoll.