CR7 vuan në duelin e boksit

Cristiano Ronaldo dhe Georgina më shumë vuajtën sesa shijuan ndeshjen e boksit mes Tyson Fury dhe Francis Ngannou në Arabinë Saudite. CR7 dhe gjysma e tij më e mirë ishin pjesë e një rrethi të ngushtë të personazheve të famshëm që ndoqën “luftën” dhe hapjen e sezonit të boksit në Riad. Me ta ishin ndër të tjera Eminem dhe Kanye West.

Ronaldo dukej i shqetësuar teksa shikonte ndeshjen historike. Si Fury ashtu edhe Ngannou janë miq të Ronaldos dhe tashmë ishte e vështirë të kuptohej se cilin boksier mbështeti kampioni portugez. Në një video që u bë virale, e publikuar në Boxing në TNT Sports, Fury fitoi me pikë dhe jo pa polemika. Ndërkohë, që më herët gjatë ditës në Arabinë Saudite, Ronaldo dha një tjetër asistim, të tetin e tij të sezonit në të gjitha garat, pasi Al-Nassr mundi Al Feiha 3-1. Al-Nassr arriti fitoren e tetë në ligë dhe është i dyti në Ligën Saudite Pro, katër pikë prapa liderit Al-Hilal.

sfidanti.al