Burg luksoz për Dani Alves

Dani Alves është dënuar me katër vite e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze në një klub nate në Spanjë dhe tashmë janë shfaqur foto nga burgu ku do të vuajë dënimin. Alves u shpall fajtor për abuzim seksual me një grua në tualetin e një prej klubeve më të njohura të natës në Barcelonë më 31 dhjetor 2022. Futbollisti brazilian u arrestua menjëherë dhe tashmë ka vuajtur një pjesë të dënimit pasi ndodhet në burg që nga janari i 2023. Ai ishte në paraburgim në Brians 2, nga ku u soll vetëm për gjykim dhe në disa raste kërkesa e tij për t’u mbrojtur nga liria u refuzua nga frika e arratisjes në Brazilin e tij të lindjes, pasi dy shtetet nuk kanë marrëveshje ekstradimi dhe ai me gjasë nuk do të kthehej përsëri në Spanjë. Kështu, Dani Alves do t’i kalojë vitet e ardhshme të jetës së tij në burgun “Brians 2”, i cili ndodhet jo shumë larg Barcelonës dhe ku po vuan dënimin me burg një burrë me emrin Coutinho, i cili është truproja i futbollistit legjendar Ronaldinho. Fotot që kanë dalë në internet tregojnë edhe se si duket një nga dhomat e burgut.

sfidanti.al