Bernardeski bëhet baba, e fejuara Veronika sjell në jetë fëmijën e tyre

Federiko Bernardeski është bërë baba. Lajmi u bë i ditur nga Gabriele Parpilja në Radio Deejay i cili shtoi se nëna e fëmijës së tij është Veronika Çardi, ish konkurrente e Grande Fratello 10. Sulmuesi i Juventusit e nisi historinë e dashurisë me Çardin në vitin 2015, por u ndanë në mars të 2017.

Por përpara pak ditësh, paparazzët i kanë pikasur sërish bashkë dhe tani vjen edhe lajmi i lumtur edhe pse nuk dihet nëse fëmija është djalë apo vajzë.

sfidanti.al