Daniele Orsato, ai që do të vendosë drejtësi te Juve-Napoli

Do të jetë Daniele Orsato emri i përzgjedhur për të vendosur drejtësi në supersfidën e kësaj fundjave në Serinë A mes Juventusit dhe Napolit, një zgjedhje kjo që po diskutohet jo pak. Përpara 2 sezonesh, Orsato shkaktoi jo pak polemika kur nuk ndëshkoi me karton të kuq Pjanic në ndeshjen mes Interit dhe Juventusit në një moment kur rivaliteti i bardhezinjve me Napolin për titullin në Serinë A ishte shumë i fortë me tifozët napoletanë që protestuan duke theksuar në rrjetet sociale se zgjedhja e Orsatos ishte një provokim.

Këtë fundjavë do të luhet edhe derbi mes Lazios dhe Romës dhe arbitri që mori detyrën për të gjykuar këtë sfidë është Guida, ndërsa Mariani do të arbitrojë Kaljari-Inter. Arbitri Abiso është caktuar që të gjykojë sfidën mes Milanit dhe Breshias.

sfidanti.al