Bendtner dhe bema e radhes; arrestohet pas nje zenke

Niklas Bendtner regjistron nje tjeter beme jashte fushave te lojes. Sulmuesi suedez i Rosenborgut kaloi nje nate ne rajonin e policise per shkak te perfshirjes ne nje zenke me nje taksist.

Gjithcka ka ndodhur ne momentin kur Bendtner po kthehej ne shtepi i shoqeruar nga e fejuara e tij bukuroshe, Filine kur nisi edhe sherri i dhunshem me shoferin e taksise me te cilen udhetonte. Pasoja? Arrestimi dhe qendrimi nje nate ne qeli.

Nuk eshte hera e pare qe Niklas Bendtner ben bema ne taksi. Ne vitin 2014 kur ishte pjese e Arsenalit, sulmuesi danez e humbi toruan dhe e ofendoi taksistin dhe gjysme lakuriq iu versul ne dritaren e makines. Ishte vete  taksisti qe tregoi cfare ndodhi kur theksoi se Bendtner i mori  disa sende dhe kur i kerkoi qe t’ia ktheje gjerat sulmuesi iu hakerrye me force duke arritur deri aty sa e quajti taksistin ‘derr’. Me pas i frikesuar nga kercenimi se do thirrej policia, ai dhe miqte e tij dolen nga makina dhe ne ate moment Bendtner uli pantallonat per te bere gjestin e shemtuar ne drejtim te taksistit. Ndersa ai ishte duke marre ne telefon policine, miqte e larguan Bendtner nga vendi i ngjarjes.

Sfidanti.al