O burra ti japim dorën Panuçit, mos po na pret vallë ..De Biazi!

Të gjithë kundër Panuçit sapo kemi humbur ndeshjen me Skocinë. Ishim nisur për të pushtuar “malet” e Skocisë, siç na ndezën para ndeshjes, tani na ka pushtuar djalli dhe të gjithë po qëllojnë me zell nga njeriu i stolit. Madje, një nga njerëzit e oborrit mediatik është lejuar të kapërcejë orbitën, duke lëshuar frazën e frazave: ” Mos ka ardhur momenti që presidenti Duka t’i japë dorën këtij trajneri dhe të mendojë për dikë tjetër..” Çfarë guximi i tepruar t’i tregosh profesorit , në lartësinë ku ndodhet, nëse do t’i jepte dorën apo shkelmin trajnerit debutues, të fundit në sagën e pafund kuqezi. Të lodhur dhe të dorëzuar për t’i dhënë dorën e largimit vetë “mbretit”, apo menexherit-president, që na katindisi edhe me trajner debutues, sikur gjejmë ngushëllim me shpirtin kur bëhemi gati për t’i bërë pastrimin klasik stolit.
Loja me fajin është një kombinacion i dyfishtë. Na duket sikur italiani na la në baltë, dhe kemi harruar faktin se ai luajti me fatin e tij kur e nisi profesionin me Kapelon e madh dhe një ditë fatlume u bashkua me presidentin magjik ,me atë që të merr të vogël dhe të bën të madh. Siç ndodhi me De italianin paraardhes…Do ta presim Panuçin apo do t’i japim dorën me lejen e të madhit? Dhe nuk do shumë punë dhe durim për të gjetur një tjetër se De Biazi është më afër se kurrë, aq afër sa disa e quajnë patriotizëm italo-shqiptar kur ai kapërcen detin , pothuajse edhe me not, për të na u gjëndur në ditë të vështira…
sfidanti.al