Arturo Vidal vihet në shënjestrën e argjentinasve. Sipas asaj që publokohet tek AS, në rajonin ‘La Plata’ shumë persona u mblodhën pranë një kukulle që figuronte mesfushorin e Bajernit të Mynihut që rrethohej nga disa fishekzjarrë, një moment që I përshtatej aktualitetit duke parë se së fundmi u festua nata e ndërrimit të viteve.
Kulmi i mbrëmjes arriti kur kukulla Vidal mori flakë dhe kjo bëri që argjentinasit të shpërthenin nga entuziazmi, ndërkohë që në Kili askush nuk e priti mirë këtë moment pasi u konsiderua mungesë respekti në drejtim të Vidal.
Sfidanti.al