Anne Hathaway, nga tifoze e Arsenalit në idhull të “Topçinjve”

Aktorja amerikane u shfaq me fanellën e londinezëve në tapetin e kuq të “Djalli vishet me Prada 2”, filmit që ka një lidhje të veçantë me skuadrën e Artetës.

Mes shumë tifozëve të Arsenalit që gëzuan për kualifikimin në finalen e Champions League të skuadrës së zemrës është edhe Anne Hathaway.

amerikane, e lindur në Brooklyn, nuk e ka fshehur kurrë simpatinë për skuadrën londineze, madje ka sfiluar në tapetin e kuq të filmit “Djalli vishet me Prada 2” me një fanellë të Arsenalit mbi shpatulla.

Dhe falë atij filmi aktorja është kthyer në një idhull të tifozëve të “Topçinjve” për një koincidencë të pabesueshme.

Arsenali e ka luajtur finalenn e vetme të Championsit në historinë e tij në vitin 2006, kur doli filmi i parë i suksesshëm i David Frankel. Tani, në 2026-n, do të luajë finalen e dytë kundër PSG-së, pikërisht në vitin e daljes së “Djalli vishet me prada 2”.