Brenda pak sezonesh ekipi i Burnley mund të jetë protagonist për keq i kampionatit kryesor të futbollit në Angli. Me tre ndeshje në dispozicion skuadra ku militon Armando Broja ka mundësi për të evituar “hipotekimin” e një vendi mes skuadrave që kanë përformuar më keq në historinë e Premier League.
Në 35 javë Broja me shokë kanë grumbulluar vetëm 20 pikë ndërsa nga fundi i kampioantit i ndajnë takimet me skuadra si aston Villa, Arsenal dhe Wolves.
Kjo nuk është hera e parë që Burnley gjendet në këto kushte pasi edhe pak vite më parë siguruan vetëm vetëm 24 pikë në Premier League edhe pse vetëm një vit më parë kishin siguruar plot 101 pikë në Championship.

