Për Nazhila Trindaden, akuzat ndaj Nejmar duket se i janë kthyer në boomerang. Policia braziliane në fakt ka hapur hetimet ndaj saj për denoncim të rremë ndaj futbollistit. E gjithë kjo ndodh menjëherë pasi akuzat ndaj Nejmarit u hodhën poshtë për shkak të mungesës së provave dhe tani pritet vendimi i Prokurorisë nëse do të apelojë vendimin apo do të arkivojë cështjen.
Drejtori i Departamentit të Policisë Gjyqësore, Albano de Paula Santos bëri të ditur për median se cdo person që vë në lëvizje shtetin, policinë për mungesën e së vërtetës mund të ndëshkohet dhe se është e vërtetë që kanë nisur hetimet ndaj Nazhilës.
Ndërkohë Policia Civile e Sao Paulos në 12 qershor paraqiti një denoncim për shpifje ndaj modeles 26 vjecare, denoncim që skoi në Komisariatin nr.6 të Santo Amaros në pjesën jugore të Sao paulos, pasi komisari Zhoze Fernando Bessa i konsideroi false akuzat e bëra nga Nazhila gjatë një interviste për televizionin SBT
Në atë intervistë, Nazhila akuzoi Policinë Civile për korrupsion kur u pyet se si është e mundur që në shtëpinë e saj policia që hetoi vjedhjen e tabletit të saj, u gjetën vetëm gjurmët e gishtërinjve të saj dhe të punëtores së saj.
sfidanti.al