Cmimet ‘The Best’; FIFA përzgjedh kandidatët

Këtë mesjavë janë mësuar emrat e kandidatëve për të fituar cmimin e ‘FIFA The Best’. Në kategorinë e futbollistëve, padyshim skuadra me më shumë përfaqësues në listën e 10 pretendentëve është pikërisht Liverpool, skuadra kampione e Evropës me 3 futbollistë dhe bëhet fjalë për Mane, Salah dhe Van Dajk. Më pas vijnë Barcelona dhe Juventus me nga 2 përfaqësues. Për Barcelonën mes 10 kandidatëve për të fituar janë Lionel Messi dhe Frenki De Jong, ndërsa Juventus ka Kristiano Ronaldon dhe Matijs de Ligt. Vlen të kujtohet se De Jong dhe De Ligt janë në këtë garë për ‘The Best’ për paraqitjen fantasike që bënë në Ligën e kampioneve me skuadrën e Ajaksit. Dhjetëshja e kandidatëve plotësohet nga Hazard i Realit të Madridit, Herri Kejn i Totenhemit dhe Kilian Mbape i Paris Sën Zhermen.

Ndërkohë janë përcaktuar edhe 10 trajnerët kandidatë për këtë cmim dhe bëhet fjalë për Xhamel Belmadi i Algjerisë për fitoren në Kupën e Afrikës, Didier Deshamps, marsejo Gajardo i Rivel Plejtit, Rikardo Gareka i Perusë, Pep Guardiola i Mancester Sitit, Jurgen Klop i Liverpulit, Maurisio Pocetino i Totenhemit, /Fernando Santos Portugali dhe Erik Ten Hag Ajaks. Padyshim që favoriti për të fituar është pikërisht trajneri i skuadrës kampione të Evropës, Liverpul, gjermani Jurgen Klop

sfidanti.al