Zidan, Klop, Karanka, sa shumë ankesa për tifozët!

Zinedin Zidan nuk ishte aspak i kënaqur me tifozët e Realit, diçka që e mërziti edhe në fitoren 2-1 ndaj Malagës. Karim Benzema u vërshëllye në pjesën e dytë, kur u zëvendësua nga Lukas Vaskez, dhe trajneri francez nuk e kafshoi aspak gjuhën. “E kuptoj që njerëzit paguajnë paratë për të parë skuadrën dhe duan fitore me lojë të mirë, – tha ai, – ne po bëjmë çmos, dhe unë nuk dua t’u kritikoj tifozët, por lojtarët kanë nevojë për ngrohtësi, po ashtu edhe trajneri”. Zidan është shumë i shqetësuar edhe për dëmtimet. Marselo doli nga fusha i goditur keq, Modriç po ashtu mori një goditje, ndërsa të dëmtuar që më parë janë Karvahal e Koentrao, ndërsa Danilo po ashtu është vërshëllyer nga tifozët.

I tërbuar fare Jurgen Klop, Liverpuli i të cilit humbi 2-3 në fushën e vet me Suonsin. “Stadiumi ynë “Anfild”, ishte shumë i qetë sot, – u ankua trajneri gjerman, – më vjen keq, por skuadra nuk luajti mirë në pjesën e parë, dhe kjo u ndje edhe në tribuna”.

Po në Angli, i ashpër me tifozët ishte spanjolli Aitor Karanka. Trajneri i Midëllsbrout, ish-ndihmësi i Murinjos, u acarua shumë pas humbjes 1-3 në shtëpi me Uest Hemin. “U trondita dhe u acarova shumë në 10 minutat e fundit sepse ne nuk po luanim ashtu siç dimë, dhe kjo ndodhi sepse atmosfera në stadium ishte e tmerrshme, – tha ai, – ata e vunë skuadrën nën presion të madh, por nuk mund të luhej në atë ambient”.klop liverpul suonsi