Pak rëndësi ka se çfarë do të ndodhë në Kiev. Drejtuesit e lartë të Realit nuk do të pranonin kurrë që një sezon i tillë të përsëritej, edhe nëse skuadra shpallet përsëri kampione e Europës. Dëshpërimi dhe zemërimi në “Bernabeu” është i madh, siç njofton në mënyrë ekskluzive gazeta “Marka”, pasi askush nga drejtuesit dhe aksionerët e klubit nuk dëshiron ta shohë ekipin 18 pikë prapa Barcelonës.
Zinedin Zidan është i paralajmëruar, pasi skuadra duhet të ndryshojë menjëherë sjellje, jo të fshihet pas sukseseve në Champions. Barcelona doli kampion, titulli i 7-të në 10 sezonet e fundit, periudhë në të cilën Reali ka fituar vetëm dy kampionate. Po ashtu, Barça fitoi edhe Kupën e Mbretit, për herë të katërt radhazi.
Nëse do të humbej edhe finalja ndaj Liverpulit në Kiev, atëherë sezoni do të ishte i dështuar dhe Zidan me siguri thuajse të plotë do të shkarkohej si trajner. Edhe nëse fitohet Championsi, duhet që ekipi të ketë ndryshime dhe të mos ekzistonë një dallim kaq i madh mes titullarëve dhe rezervave.
Sfidanti.al