Trajneri i Partizanit, Zoran Zekic jep sinjale lamtumire. Pas fitores me Kukësin, ai la të hapur mundësinë e largimit dhe kjo mund të ketë qenë sfida e fundit me të kuqtë.
“Oferta e Osijek? Në fillim ajo që dua të them me sinqeritet, kam respekt të madh për Partizanin, për presidentin Demi, jo vetëm si pronar. Në këto 4 muaj e njoh si person dhe do të jetë në zemrën time gjithë jetën. Kur erdha këtu, kam ardhur me zemrën e hapur dhe që në momenti i parë ishte e qartë që do të kisha marrëdhënie të mirë. Kam disa probleme personale, por nuk dua të them asgjë më shumë, do flas me Gazin dhe do të vendosim për të mirën e Partizani dhe si të zgjidhim këtë situatë tani”.
sfidanti.al