Carlo Ancelotti voton për “Bernabeun” stadium të finales 2030

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka deklaruar në konferencën në prag të ndeshjes ndaj Osasuna-s, se është normale që Luka Modric të mos ndjehet i lumtur, pasi ka luajtur shumë pak. Megjithatë tekniku i “Los Blancos” theksoi se përtej kësaj kroati nuk do të largohet në janar. Më tej tekniku i madrilenëve foli edhe për Botërorin 2030, për të cilin tha se finalen duhet ta zhvillojë në “Bernabeu”, pasi sipas Ancelotti është stadium më i mirë në botë.

Finalja duhet të luhet në Madrid, sepse Madridi është kryeqyteti i Spanjës dhe duhet të luhet në Bernabeu sepse Bernabeu është dhe do të jetë stadiumi më i mirë në botë. Thjesht për këtë”.

sfidanti.al