Zoran Zekiç, i sh-trajneri i Partizanit, i cili disa javë më parë la të kuqtë për të marrë drejtimin e Osijekut, duket se nuk heq dorë nga shqiptarët. Mediat kroate kanë zbuluar disa nga piketat e merkatos së dimrit të Osijekut, ku bien në sy dy nga dëshirat e trajnerit Zekiç. Ish-trajneri i të kuqve dëshiron të rifreskojë mesfushën e Osijekut dhe ka gjetur lojtarët për këtë. Pikërisht bëhet fjalë për lojtarin që drejtohet nga Ilir Daja në Kosovë, Qëndrim Zyba. Agjenti i futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës, ka kohë që është në kontakt me drejtuesit e Osijekut. Përveç njohurive të shkuara, Zyba u monitorua me kujdes nga trajneri Zekiç në dy ndeshjet që Ballkani luajti ndaj Dinamos së Zagrebit në Konferencë Ligë. Zyba vlen 500.000 euro dhe këtë sezon ai luajti 26 ndeshje me katër gola dhe një asistim.
Shqiptari i dytë në radarin e Osijekut është Enis Çokaj (24 vjeç), i cili mund të kthehet në HNL . Me Panathinaikos Çokaj ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje këtë sezon, ku ka dhënë një asist. Ai nuk u regjistrua për Europën sepse klubi i Athinës nuk e llogarit seriozisht futbollistin shqiptar. Çokaj ka qenë lojtar i Lokomotivës së Zagrebit nga shkurti i vitit 2018 deri në shtator 2022. Osijeku po shqyrton ta marrë në huazim dhe negociatat me grekët po vazhdojnë për të gjetur mënyrën që Çokaj të kthehet sërish në futbollin kroat.
sfidanti.al