Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka folur për RAI pas fitores 2-0 ndaj Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.
Një ekip i madh, e vetmja keqardhje është që nuk ka shënuar më shumë?
“E dinim se do të ishte e vështirë, por ne luajtëm një lojë të shkëlqyer dhe është për të ardhur keq që nuk shënuam më shumë gola”.
Sa afër ndiheni me Dublinin?
“Kemi bërë një hap të rëndësishëm, por e dimë forcën e Romës dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Finalja më afër, por e dimë se nuk ka mbaruar”.
sfidanti.al