Vonesat e portierëve, gati rrregullorja e re

Duke nisur që prej vitit të ardhshëm, me shumë mundësi, portierët do të njihen me një rregull të ri për të cilin me siguri nuk do të jenë aspak të kënaqur. Për të evituar humbjet e kohës, FIFA ka planifikuar që të ndryshojë regulloren pasi topi në duart e portierëve nuk do të qëndrojë më shumë se 8 sekonda, në të kundërt, topi do të kalojë në anën e kundërshtarëve e për këtë duhet të caktohet formula. Mund të aplikohet një goditje dënimi, rivënie anësore apo goditje këndi për kundërshtarët nëse një portier humbet kohë përtej 8 sekondave, ky është një detaj ende i pacaktuar. Aktualisht, sipas rregullores, ata nuk lejohet ta mbajnë topin më shumë se 6 sekonda por ky rregull nuk respektohet pasi koha nuk matet dhe mesatarisht vonesat shkojnë 20 sekonda. Pasi të detajohet, rregullorja do të miratohet në kongresin e FIFA-s që do të zhvillohet muajin mars të vitit të ardhshëm në Skoci. Norma e re pritet të hyjë në fuqi gjatë sezonit 2025-2026 në të gjitha kampionatet e planetit ndërsa janë arbitrat ata që do të numërojnë deri në 8 sekonda por numërimin e tre sekondave të fundit do ta bëjnë me gishtat lart për t’ia vënë në dukje vonesën edhe portierit e më pas do të marrin vendimin.

sfidanti.al