Vllaznia vijon të spastrojë organikën nga futbollistët që nuk përmbushën pritshmëritë dhe përfunduan jashtë planeve të trajnerit Qatip Osmani. Kështu pas Cheshmediev dhe maqedonasit Dodev, shkodranët kanë ndërprerë bashkëpunimim edhe me mbrojtësin e djathtë, Redon Dragoshi. Ky i fundit veshi fanellën kuqeblu në verë, me synimin të zëvendësojë ish-kapitenin Gurishta, por dështoi në ato pak mundësi që iu dhanë në fushën e blertë. Klubi shkodran njoftoi zyrtarisht se palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje, teksa Dragoshi bëhet futbollisti i tretë që lë kuqeblutë pa ardhur ende merkatoja e janarit.
sfidanti.al