Dihej prej disa ditësh, por tashmë e zyrtarizon edhe vetë Vllaznia. Xhelil Asani nuk do të jetë më pjesë e klubit kuqeblu. Mbrojtësi i majtë që u mor nga Erzeni në merkaton e shkuar verore, nuk do të vazhdojë më as me Vllazninë. Klubi shkodran njofton se me mirëkuptim të të dyja palëve është mbyllur marrëveshja. Lajmin për largimin e 28-vjeçarit. e ka bërë të ditur vetë Vllaznia me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:
“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin Xhelil Asani. Ne e falenderojmë për kotnributin e dhënë për skuadrën tonë në gjysmën e parë të këtij sezoni dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Faleminderit Xhelil Asani!”.
sfidanti.al