Vllaznia me problem transfertat

Vllaznia nuk di të fitojë në transfertë dhe kjo e dhënë po e penalizon shumë ekipin kuqeblu gjatë këtij sezoni. Në pesë ndeshje të zhvilluara jashtë fushe deri më tani, Vllaznia ka arritur të marrë vetëm një fitore, ndërsa ka barazuar dy herë dhe humbur dy herë. E vetmja fitore është pikërisht ndaj Skënderbeut në Korçë me shifrat 0-2, ndërsa në takimet e tjera skuadra ka zhgënjyer.

Tashmë do të luajë të hënën për javën e 12-të ndaj Partizanit, që vjen pas pesë fitoreve radhazi. Në kampionatin e kaluar, në dy prej ndeshjeve të zhvilluara në “Arenën e Demave”, Vllaznia ka arritur të fitojë vetëm një, pikërisht me përmbysje në shifrat 1-2.