Vllaznia largon Osmanin dhe Brdaric

Vllaznia ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Tomas Brdariç. Trajneri gjerman mbyll kështu bashkëpunimin që zgjati 1 vit me kuqeblutë, pas rikthimit në pankinë. Vllaznia u mposht nga Egnatia në finalen e Final Four. Shkodranët pësuan disfatë me rezultatin 0-4 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kujtojmë se Vllaznia kishte njoftuar më parë largimin e drejtorit sportiv, Tefik Osmani. Ky i fundit ishte pjesë e klubit nga nëntori i vitit 2023.

Njoftimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Thomas Brdariç. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në krye të skuadrës tonë gjatë kësaj periudhe dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”.