Vllaznia duket se e ka seriozisht pasi ka nisur një revolucion të vërtetë në skuadër pas sezonit të mbyllur jo në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas disa rinovimeve dhe zyrtarizimit të blerjes së parë, Amir Kahrimanovic, në Shkodër mendojnë edhe për largimet. Alfred Ajdarevic nuk do të jetë më futbollist i Vllaznisë. Klubi kuqeblu me një postim në rrjete sociale njofton mbylljen e marrëveshjes me lojtarin, që u afrua në merkaton e janarit. “KF Vllaznia konfirmon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Alfred Ajdarevic dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme futbollistike”, njofton klubi shkodran. Alfred Ajdarevic është largimi i dytë nga skuadra shkodrane, pasi i pari që mbylli aventurën te Vllaznia ishte Bruno Gomes.
sfidanti.al