Vllaznia ka arritur të sigurojë kualifikimin për në raundin e dytë të Conference League pas fitores 4-2 të arritur në ndeshjen e dytë përballë Daugavpils. Pas humbjes 0-1 të pësuar në “Elbasan Arena”, kuqeblutë kanë arritur të sigurojnë biletën e kualifikimit në LNK Sporta Parks(Riga) me golat e Mensah 22′, Yago 45’+1, Dodaj 74′ dhe Mala 87′. Për vendasit shënuan Williams 33′ dhe Diallo 35′.
sfidanti.al