Ish-trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, foli për afrimin e fundit të The Reds, Florian Wirtz. Ai nuk u përqendrua në cilësitë e qarta të lojtarit, por më tepër në pozicionin që do të luajë në stilin e lojës së Arne Slot.
“Wirtz do të shkëlqejë në Liverpool, por nuk e di saktësisht se çfarë roli ka në mendje Arne Slot për të,” rrëfeu Klopp në një intervistë me RTL/NTV. Megjithatë, duke parë prapa në karrierën e tij, Wirtz ka luajtur si mesfushor sulmues, si 9sh i rremë, si sulmues krahu dhe madje edhe në zona më të thella të fushës në mesfushë.