Në orët e fundit një lajm shumë i rëndë qarkulloi në mediet botërore, që theksonte se ish-futbollistit i Barcelona-s, Dani Alves ishte “vetëvrarë” në burg. Këto zëra nisën nga një postim në “twitter” i komedianit brazilian Paulo Albuquerque, i cili shkruajti: “Po më informojnë se Daniel Alves ka vrarë veten”. Kaq mjaftoi që ky “aludim” të përhapej në të gjitha mediet botërore, megjithatë deri në këto momente mungonte një reagim zyrtarë nga të afërmit e Dani Alves. Vetëm disa minuta më parë vëllai i ish-futbollistit ka konfirmuar se Dani Alves është mirë dhe më pas ka sulmuar komedianin për përhapjen e një lajmi të tillë të rremë. Ndërkohë, këshilltari për shtyp i ish-futbollistit, Acaz Felleger, tha se ata po shqyrtonin veprime ligjore kundër Paulo Albuquerque, me bazë në Rio de Janeiro, për postimin e tij në rrjetet sociale. Pas zhvillimeve më të fundit, Albuquerque reagoi sërish, duke thënë: ‘Njerëz, për të madhin Zot, çfarë lloj reperkusioni është ky? Po i referohesha kushëririt tim Danielzinho nga qyteti Nova Iguacu, i cili ishte zhdukur, por tani është gjetur i gjallë”. Rikujtojmë që Dani Alves ndodhet në burg, pasi është dënuar me katër vite e gjysmë për përdhunimin e një vajze në një klub nate.
sfidanti.al