Verdiktet e Premier League

Të dielën përfundoi edhe sezoni i rregullt i Premier Ligës angleze dhe kanë ardhur tashmë verdiktet zyrtare të sezonit. Liverpool festoi zyrtarisht titullin e 20 në histori, pas një sezoni shumë të sukseshëm me “The Reds” që domunuan nga fillimi në fund. Në sfidën e javës së fundit ndaj Crystal Palace, e cila përfundoi në barazim 1-1, i pranishëm për t’iu bashkuar festës ishte edhe ish tekniku i kësaj skuadre gjermani Jurgen Klopp. Ndërsa nuk munguan as lotët e lamtumirës, me anësorin anglez Trent Alexander Arnold, që do të largohet pas 11 sezonesh nga Liverpool, për të luajtur me Real Madrid. Interesant është fakti se sezonin e ardhshëm, kampionati anglez do të përfaqësohet me 6 skuadra në Champions League.

Kampionët e Liverpulit, Arsenali, Manchester City, Çelsi dhe Newcastle siguruan pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube nga kampionati, por në Champions kualifikohet edhe Tottenham si fituesi i Europa League. Crystal Palace ndonëse mbylli kampionatin në vendin e 12-të do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm falë suksesit historik në Kupën FA. Në Europa League do të luajë edhe Aston Villa, ndërsa Nottingham Forest do të luajë në Conference League, pasi u mund në sfidën direkte të javës së 38 përballë Çelsit, me “Blutë e Londrës” që triumfuan 0-1. Manchester United triumfoi në Old Trafford 2-0 ndaj Aston Villës, duke penguar këta të fundit për të zënë një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Një sezon tepër zhgënjyes për njërën prej skuadrave më të titulluara në ishull, megjithatë në fund të takimit Amorim u premtoi tifozëve të “Djajëve të Kuq” se skuadra do të rikthehet sërish të jetë kompetitivë.

sfidanti.al