Erik ten Hag është zyrtarisht trajneri i ri i Bayer Leverkusen. Ish tekniku i Man.United pason në këtë post Xabi Alonson, me spanjollin që një ditë më parë u zyrtarizua në krye të Real Madrid. Ten Hag ka firmosur një kontratë me “aspirinat” deri më 30 qershor 2027:
“Bayer ka kënaqësinë të njoftojë se Erik ten Hag do të jetë trajneri i ri. 55-vjeçari holandez ka firmosur një kontratë me klubin tonë deri më 30 qershor 2027”, lexohet në deklaratën e Leverkusen.
Ten Hag vjen pas një aventure në krye të Man.United ku arriti të fitojë një Kupë të Ligës dhe një FA Cup.
sfidanti.al