Uzuni i pafat, sulmuesi i Kombëtares ndalet nga kampioni i Botës

Myrto Uzuni ishte vërtet i pafat në ndeshjen e dytë të fazës finale “Play Off” në MLS, përballë Los Angeles FC, ku Austin FC u eliminua dhe i dha fund sezonit. Në sfidën e dytë të luajtur në Teksas, miqtë gjetën dy herë rrjetën me anë të Son dhe Bouanga në harkun kohor të 4 minutave. Në të 39’, Uzuni kishte shansin e artë për të rihapur sfidën me anë të një 11-metërshi, por ylli i Kombëtares shqiptare u ndal nga ish-kapiteni i Francës, Hugo Lloris. Sfida përfundoi me rezultatin 1-4, ndërsa Austin u eliminua pas dy humbjeve nga dueli me tre seri.

Sfidanti.al