Erling Haaland vazhdon të jetë i pandalshëm, siç tregoi edhe ndaj Bournemouth në “Etihad Stadium”. Sulmuesi norvegjez, 25 vjeç, ka shënuar 322 gola midis klubit dhe kombëtares, duke u futur në elitën e bomberëve të mëdhenj. Pep Guardiola e “shenjtëroi” kështu: “A i keni parë statistikat e tij? Sigurisht, është në nivelin e Messit dhe Cristianos. Diferenca është se ata e kanë bërë këtë për 15 vite, edhe Erling është në të njëjtën rrugë. Ai ka uri, mentalitet fitues. Të punosh me të është privilegj”. Trajneri katalanas theksoi nevojën për më shumë alternativa sulmuese: “Duhet që edhe të tjerët të shënojnë, por me Haaland gjithçka bëhet më e lehtë”. Ai lavdëroi edhe Rayan Cherki për dy asistimet: “Ka talent, vizion dhe guxim, po përshtatet mirë me Premier League.” Guardiola vlerësoi stabilitetin e ekipit kundër një Bournemouth agresiv dhe përfundoi: “Mungojnë 28 ndeshje, por ekipi po rritet. Me këtë ritëm mund të synojmë gjithçka”.
sfidanti.al

