Sulmuesi Marcus Rashford po rikthehet në një protagonist te Barcelona këtë sezon. Talenti i anglezit është rikthyer të shkëlqejë në Katalonjë pas disa muajsh të vështirë tek Manchester United. Për pasojë, klubi “blaugrana”, i cili ka nënshkruar me Rashford në huazim nga “djajtë e kuq”, po kërkojnë ta blejnë përgjithmonë lojtarin. Megjithatë, problemi kryesor për katalanasit mbetet ana financiare. Rashford fiton rreth 14 milionë euro bruto në vit, një shifër që Barça nuk mund ta përballonte. Prandaj, sipas informacioneve që vijnë nga Spanja, ka ardhur një propozim i klubit katalanas për lojtarin. Objektivi i Barcelonës do të ishte që pagën e Rashford ta shpërndante gjatë viteve të mbetura të kontratës së tij për një periudhë më të gjatë, duke e zvogëluar ndjeshëm ndikimin e saj në buxhetin aktual.
sfidanti.al

