Uli Hënes lavdëron Jogi Lëvin, por e thumbon Federatën Gjermane

Ish-presidenti i Bajernit nisi punën si ekspert televiziv në RTL. Ai ishte opinionist për ndeshjen e Gjermanisë ndaj Islandës të fituar 3-0 nga “teutonët”. Ndryshe nga sa pritej, Uli Hënesi u tregua i butë dhe lavdërues ndaj trajnerit Joakim Lëv, për të cilin tha se “duhet të ketë lamtumirën që meriton”. Po ashtu, vlerësoi lojën e Gjermanisë, ndërsa bëri një duartrokitje për Federatën Gjermane të Futbollit që nuk po nxitohet për të gjetur trajnerin e ri. Mediat, menjeherë, theksuan se Hënesi dëshiron ta mbajë DFB-në larg Hansi Flikut, trajnerit të Bajernit. Sidoqoftë, ish-presidenti nuk ndenji aq urtë. Në një moment, ai tha në formë shakaje se “inspektorët e taksave shkojnë në zyrat e DFB-së po aq shpesh sa shkon edhe postieri”. Në fund, ai propozoi që Karl-Hajnc Rumenige të bëhej përfaqësues i DFB-së në FIFA. Një lloj aleance që do t’i jepte më shumë fuqi Bajernit.

Sfidanti.al