Gara për vendin shtesë në UEFA Champions League është më e hapur se kurrë, me Spanjën dhe Gjermaninë që po luftojnë deri në fund për këtë privilegj të rëndësishëm.
Sipas renditjes aktuale të koeficientëve të UEFA, gjithçka do të vendoset nga ecuria e katër skuadrave: për Spanjën janë në garë janë Atletico Madrid dhe Rayo Vallecano, ndërsa për Gjermaninë shpresat mbahen nga Bayerni dhe Freiburgu.
Gjermania ka një mundësi të artë për të siguruar jo vetëm pesë skuadra në Champions, por potencialisht edhe gjashtë. Ky skenar do të bëhej realitet nëse gjermanët fitojnë vendin ekstra dhe nëse Freiburgu arrin të triumfojë në UEFA Europa League.
Ndërkohë, Anglia e ka siguruar tashmë vendin shtesë, duke kryesuar renditjen me 27.125 pikë. Spanja ndjek me 21.781 pikë, ndërsa Gjermania është shumë pranë me 21.214 pikë, duke e bërë garën tepër të ngushtë deri në fund të sezonit. Pas tyre renditen Portugalia, Italia dhe Franca, por këto vende duket se janë më të distancuara në këtë fazë.

