Rumani, futbollistët shtyjnë ambulancën

Një skenë e pazakontë dhe pothuajse e pabesueshme është regjistruar në Liga II të Rumanisë, gjatë përballjes mes FC Voluntari dhe FC Bihor.

Gjatë ndeshjes, një futbollist pësoi një dëmtim të rëndë dhe u desh ndërhyrja e menjëhershme e ambulancës për ta transportuar jashtë fushës. Megjithatë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe terrenit të mbushur me ujë, automjeti i emergjencës mbeti i bllokuar në fushë.

Në një moment që rrallë shihet në futboll, lojtarët e të dy skuadrave ndërhynë së bashku për të ndihmuar. Ata u bashkuan dhe shtynë ambulancën, duke bërë të mundur lëvizjen e saj dhe largimin nga fusha.