Turqia, katër lojtarë të dëmtuar pa filluar ende Europiani

Pas Caglar Soyuncu, Ozan Kabak dhe Enes Unal, Turqia duket se do të humbasë një lojtar të katërt në Euro 2024 për shkak të lëndimit. Ky është Irfan Kahveci, i cili, sipas shtypit, turk nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e skuadrës këtë të mërkurë si masë paraprake. Sulmuesi i Fenerbahçes (skuadër që tani drejtohet nga José Mourinho), i cili shënoi 18 gola sezonin e kaluar, u lëndua dhe për këtë arsye rrezikon të humbasë Kampionatin Evropian. Kjo valë lëndimesh është komentuar këtë të mërkurë nga trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, në një konferencë për shtypin:

“Kemi pasur lëndime aksidentale dhe jemi shumë të trishtuar. Na shqetëson sepse këto janë gjëra që nuk i kontrollojmë dot, por nuk do të shqetësohem më, ne kemi një bazë shumë të mirë”. Turqia bën debutimin, në turneun që do të zhvillohet në Gjermani, më 18 qershor, kundër Gjeorgjisë dhe luan kundër Portugalisë katër ditë më vonë.

sfidanti.al