Trofetë e Mançester Sitit dhe batuta e kryeministrit  Edi Rama…

Kanë qënë ditë historike   këto që shkuan,  për të dyja qeveritë.Për qeverinë e madhe që luan pa top  dhe për “qeverinë e vogël” atë topit, FSHF-në. Tek tempulli politikës, në Kryeministri,  u ekspozuan trofetë e Mançester Sitit, dashuria jonë angleze, ndërsa në mjediset e FSHF-së u “ekspozuan” fjalët e sheqerosura të  një ish-kampioni botë, italiani Fabio Kanavaro. Një kampion bote, i kurdisur keq,  sikur  ne  kishim vetëm kombëtare dhe aspak  futboll kombëtar..

..4 trofe të fituar nga Mançester Siti u vendosën në mjedisin muzeal të  Kryeministrisë dhe të gjithë politikanët u vunë në radhë për të parë nga afër “Luvrin” triumfal të Sitit. Në fakt,radha mori kuptim kur do të takonin “trofeun e jetës”…  Edi Ramën .Tamam tamam,  kur në një moment fatlum, kur po i takonte të gjithë  dhe ndali tek ministri i Brendshëm , Taulant Balla.

  • Po ti ç‘ne këtu?  Nga nuk më del para, sa këtej e andej. Apo ke ardhur për të ruajtur trofetë e Mançester Sitit…!

Sfidanti.al