Tjetër afrim big i Ballkanit të Ilir Dajës. Pas sulmuesit Arb Manaj të zyrtarizuar disa ditë më parë, kampionët e Kosovës, kanë siguruar shërbimet e ish-kapitenit të Tiranës, Marsel Ismajlgeci.
Mbrojtësi i majtë bashkohet me Ballkanin si huazim nga skuadra boshnjake Zrinjski Mostar deri në fund të edicionit. Lajmi është konfirmuar nga vetë Zrinjski nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Mbetet të shihet me mjaft kureshtje se cili do të jetë roli i Ismajglecit te Ballkani, pasi në krahun e majtë të mbrojtjes, suharekasit kanë dy alternativa si Trashi dhe Patoku.
sfidanti.al