Ashtu si në javën e parë të këtij edicioni të Serie A dhe në javën e dytë, skuadra e Salernitana ka vazhduar të qëndrojë e “pamposhtur” në këtë sezon të kampionatit italian, teksa në javën e 2-të ka arritur të “rrëmbejë” 1 pikë në përballjen e vështirë ndaj Udineze.
Të parët që gjetën avantazhin në “Stadio Arechi” të Salernos ishin miqtë “bardhezinj”, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 57’ të sfidës falë një goli fantastik të Lazar Samardzic, mirëpo vetëm 17 minuta më vonë, ish-“ylli” i Inter, Antonio Kandreva lëshon një pasim fantastik për senegalezin, Boulaje Dia, i cili përballë portierit kundërshtar nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë. Me këtë rezultati Salernitana shkon në kuotën e 2 pikëve në kampionat, teska javën e ardhshdme do të udhtojë drejt transfertës së Leçes, ndërsa “bardhezinjtë” e Udinese kanë arritur të grumbullojnë vetëm 1 pikë këtë sezon dhe javën e ardhshme do të presin në shtëpi skuadrën e Frosinone.
sfidanti.al