Ishin dy suksese të ndryshëm, por me qëllim të njëjtë. Atalanta dhe Napoli morën nga tri pikë këtë të diel në Serinë A duke ndjekur ëndrrën titull, ose të paktën Champions, me dy lojtarë shqiptarë që ishin titullarë. Berat Gjimshiti e bindi përsëri trajnerin Gasperini dhe po luan më shumë këtë sezon, ndërsa Amir Rrahmani nuk është ndarë formacionit të Napolit.
Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë shkaktoi edhe një autogol të pafat (jo për faj të tij) në fitoren 6-2 në fushën e Udinezes, ku shënuan Muriel 2 herë, Pashaliç, Malinovski, Mehle dhe Pesina. Tek Napoli shënoi bukur Petanja, por u dëmtua Insinje. Atalanta ka një golaverazh të shkëlqyer, 44-26, si ekipi i tretë me më shumë gola në Serinë A pas Interit e Milanit. Bergamaskët kanë 41 pikë, vetëm 2 pikë larg Napolit të vendit të tretë, por me Atalantën që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
Sfidanti.al