Tirana, Vllaznia e Egnatia nisin sot rrugëtimin evropian

Fillimisht Egnatia, më pas Tirana e në fund Vllaznia. Pas “debutimit” të “demave të kuq”, të Partizanit në arenën evropiane për këtë sezon, tashmë është radha e ekipeve të tjera shqiptare për të nisur rrugëtimin evropian, kësaj here në kualifikueset e Konference Ligës.

Në fushën e lojës të parë do të zbresin “rrogozhinasit” e Egnatias, të cilët në orën 17:00, përballë armenëve të Ararat-Armenia do të luajnë ndeshjen e parë evropiane në historinë e tyre. Pas Egnatias, radhën do ta kenë “bardheblutë” e Tiranës, të cilët në orën 20:00 do të presin në “Air Albania”, gjeorgjianët e Dinamo Batumi, ndërsa në orën 20:45 do të startojë përplasja e Belfastit mes Linfildit dhe “kuqebluve” të Vllaznisë.

sfidanti.al