Pas 11 vitesh vjen largimi, Handanovic lë Interin

Tashmë gjithçka është zyrtare, portieri slloven, Samir Handanovic ka shkëputur marrëdhëniet me “zikaltërit” e Interit, pas 11 vitesh të shpenzuara në Milano, ku ka patur plot ulje e ngritje emocionesh.

“Batmanait’ të portës “zikalër”, nuk iu rinovua më kontrata në moshën 38-vjeçare e për këtë arsye është larguar nga Inter, si një lojtar i lirë. Përgjatë 11 sezoneve, Handanovic zhvilli plot 455 ndeshje për skuadrën nga Milano, ku arriti të fitojë në total dhe 5 trofe, 1 herë Serie A, 2 herë Kupa e Italisë, 2 herë Superkupa e Italisë.

sfidanti.al