Feliks në “lëvizje”, “fantazisti” kërkohet në Angli e Portugali

Tashmë gjithçka është vendosur te “bardhekuqtë” e Aletiko Madrid. Joao Felix nuk do të jetë pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm e për këtë arsue “los kolçoneros” janë në kërkim të një klubi që është i interesuar të blejë përfundimisht kartonin e “fantazistit” portugez.

Deri më tani, interesim kanë shfaqur vetëm disa klube në Premier Ligë dhe kampionët e Portugalisë, Benfika, me këta të fundit që kërkojnë vetëm huazimin e lojtarit për 1 sezon. Përsa i përket elitës angleze të fufbtollit aty interesohen Njukasëll, Mançester United e Aston Villa, mirëpo këta të fundit dalin në mënyrë të menjëhershme nga gara, duke qenë se Feliks kërkon me ngulm të luajë në Champions sezonin e ardhshëm.

sfidanti.al