Mane nuk bind, senegalezi pranë largimit nga Bajern

Vetëm pas 1 sezoni të shpenzuar në Bavari, anësori senegalez i sulmi, Sadio Mane është shumë pranë “lamtumrisë” me Bajern Mynih, teksa nuk arriti dot t’i bindëte këta të fundit, që ishte i aftër për më shumë.

Teksa erdhi me shumë bujë në “Allianz Arena”, sezonin e shkuar pas largimit të Rober Levandovski, mirëpo vetëm 11 gola e 5 asistime përgjatë gjithë sezonit, nuk janë shifra të kënaqshme për kampionët gjermanë, teksa kanë vendosur ta nxjerrin senegalezin në shitje për çmimin e 25 milionë eurove.

sfidanti.al