Tashmë gjithçka është zyrtare, “shtatlarti” gjerman i qendrës së mbrojtjes, Jan Aurel Bisek është nënshkrimi më i ri i “zikaltërve” të Inter për këtë merkato vere, me 22-vjeçarin, që shihet si pasardhësi i sllovenit, Milan Skriniar në prapavijën e nënkampionëve të Evropës.
Për kartonin e tij, “zikaltërit” e Milanos derdhën në arkën e danezëve të Arhus 7 milionë euro, shifër kjo fantastike për një lojtar me cilësitë e Bisek.
sfidanti.al