Tirana, largohet Julian Ahmataj

Tirana shkarkon Julian Ahmatajn. Klubi bardheblu ka bërë lëvizjen më të fundit pas humbjes 2-1 në derbi përballë Partizanit të premten. Burime pranë klubit kryeqytetas konfirmojnë se Ahmataj është shkarkuar nga posti i trajnerit dhe se me shumë mundësi do t’i besohet roli i drejtorit teknik. Sipas këtyre burimeve, momentalisht po diskutohet për emrin e trajnerit të ri, i cili do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim. Tirana aktualisht ndodhet në vendin e katërt në klasifikim me 34 pikë, me 9 fitore, 7 barazime dhe 8 humbje, 42 gola të shënuar dhe 37 të pësuar.

sfidanti.al